Festivali Mbarëkombëtar Folkloriko Burimor “Opoja Vallëzon” organizohet gjatë Ditëve të Diasporës, përkatësisht në muajin Korrik. Aty shfaqen vallet dhe veshjet tradicionale të trojeve të ndryshme shqiptare. Është një mundësi ideale për të parë së afërmi traditat e shqiptarëve nga vende të ndryshme të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës.