PËR

DRAGASHIN

Pasuri thelbësore e Dragashit është se gërsheton trashëgiminë e traditave kulturore dhe veçorive natyrore. Ky vend përshkruan kulturat rurale malore dhe mënyrat e jetesës që i janë përgjigjur dhe janë zhvilluar në këtë peizazh të largët malor gjatë shekujve, ku dhe krijon një ndjenjë autentike të vendit përmes gjurmëve, shtigjeve, ndërtesave dhe modeleve bujqësore, riteve, festivaleve dhe traditave.

Dragashi është komuna më jugore e Kosovës, e cila kufizohet me vendet fqinje si Maqedonia e Veriut në lindje dhe jug, si dhe me Shqipërinë në perëndim. Në veri, Dragashi kufizohet me Komunën e Prizrenit që është qendra e rajonit jugor të Kosovës në kuadër të së cilës është dhe Dragashi. Qyteza është 37km larg nga Prizreni.

Komuna e Dragashit përfshin një sipërfaqe prej 435.8 km2, afërsisht 4% e tërë territorit të Kosovës dhe është e teta për nga madhësia në mesin e 38 komunave të Kosovës. Komuna e Dragashit përfshin 36 vendbanime, me qytezën e vogël të Dragashit si qendër. Fshatrat më të populluara janë Restelica, Bresana, dhe Brezna me mbi 1900 banorë. Karakteristikë specifike e Dragashit janë hapësirat e gjëra të kullotave që e ka bërë këtë zonë të përshtatshme për blegtori, bujqësi dhe produkte bujqësore.

Në Dragash majat më të rëndësishme janë:
Koritniku në veriperëndim në kufi me Shqipërinë (2262m), Kodra e Karanikolles në veriperëndim (2409m), Maje në lindje (2493m), Kryet e Kaçit në veri të Brodit (2207m), Vraça e Madhe në juglindje (2536m, maja më e lartë) dhe Kësula e Priftit në jugperëndim (2075m).

Një pjesë e konsiderueshme e Komunës së Dragashit (24,206.52 Ha) është shpallur pjesë e ’Parkut Nacional Sharri’. Rajoni është i pasur me burime të ujit me dy lumenj kryesorë – Pllava dhe Restelica, me një numër të degëve dhe tri liqene. Fshatrat e Gorës, të vendosura nëpër bjeshkë janë më kompakte se fshatrat e Opojës të cilat janë të vendosura në rrafshina me shtëpi të shpërndara.

HISTORIKU I DRAGASHIT

Vendbanimi në Dragash thuhet se daton qysh nga kohërat e lashta, ngjashëm me vendet tjera në rajonin e Prizrenit ku janë gjetur dëshmi të jetës qysh në kohën e neolitit dhe kohën e gurit, si dhe dëshmi të rëndësishme nga periudha Romake dhe ajo Osmane. Si zonë malore e lartë, kushtet topografike dhe klimatike kanë pasur ndikim të madh në qasjen e cila ka qenë e rëndësishme për historinë dhe zhvillimin socio-kulturor të kësaj zone.

Prizreni njihej për tregtinë tij të fuqishme si një udhëkryq për rrugët ushtarake dhe tregtare, andaj ishte një qendër shumë e rëndësishme me të cilën komunitetet në zonën e Dragashit kishin lidhje të forta, sikurse që kanë edhe sot.

Një udhëkalim malor lidh Dragashin me Dibrën përmes Restelicës, dhe pozita e këtij fshati si një portë e kësaj rruge ndoshta shpjegon arsyen përse ky fshat është një vendbanim aq i madh e i banuar.

Me gjasë lidhjet ndërmjet banoreve të Maqedonisë  Veriore  dhe Shqipërisë qendrore/lindore përmes maleve të Dragashit kishin një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e arkitekturës së rëndomtë dhe monumentale të Kosovës. Fjala ‘Gora’ në gjuhën sllave nënkupton ‘malin’, andaj populli Goran thuhet të jenë malësor’.

Gjuha e folur nga Goranët ( Našinski që përkthehet si ‘i yni’) është një shkrirje e gjuhës maqedone, boshnjake, serbe dhe turke. Në aspektin gjuhësor, gjuhet sllave janë folur në rajonin malor të Sharrit, ku udhëtuesit e shekullit të nëntëmbëdhjetë tregojnë se janë folur gjuha ‘maqedone’ dhe ‘bullgare’ nëpër këtë territor.

TRASHËGEMIA KULTURORE

MULLIRI I DRAGASHIT

Gjendet në Dragash                                                 Lexo më shumë

TYRBJA E PLLAVËS

Gjendet në Pllavë                                                     Lexo më shumë

SHTËPIA TRADICIONALE OPOJANE

Gjendet në secilin fshat                                          Lexo më shumë

STANET

Gjendet në Restelicë                                                Lexo më shumë

VALANICA NË BELLOBRAD

Gjendet në Bellobrad                                              Lexo më shumë

NAMAZGJAHU NË BUZEZ

Gjendet në Buzez                                                     Lexo më shumë

VARRI I GJERMANIT

Gjendet në Zgatar                                                    Lexo më shumë

XHAMIA E FSHATIT MLIKË

Gjendet në Mlik                                                         Lexo më shumë

KROI I MACËS

Gjendet në Pllajnik                                                   Lexo më shumë

MUZEU ETNOLOGJIK I DRAGASHIT

Gjendet në Dragash                                                 Lexo më shumë

                              

NA LËR

NJË

RRESHT