AKOMODIMI
HOTEL MEKA
Hotel Meka gjendet në qendër të qytezës së Dragashit. Ka 35 dhoma me kapacitet për 90 persona. Ka 2 salla të konferencave, sallën e ahengjeve familjare, restaurantin, fitnesin si dhe marketin.
Meka ofron një ambient tejet mikpritës për të gjithë.
Adresa dhe kontakti
Dragash
www.hotelmeka.com
hotel@hotelmeka.com
+386 (0)49 442 600,
Restaurant
Parkim
Free WI-Fi
RESORTI MALOR ARXHENA
Vendpushimi malor Arxhena gjendet përballë Kepit të Nuses, në kanjonet e bukura të Brodit. Arxhena lidh traditën e vjetër me atë modern. Ka një kapacitet prej 72 dhomash, restaurantin e brendshëm e të jashtëm, salla për konferenca dhe salla për ahengje familjare. Po ashtu ai ka edhe pistën e skijimit te e cila mund të arrihet përmes liftit, ku gjendet dhe restauranti tjetër.
Adresa dhe kontakti
Brod
www.arxhena.com
info@arxhena.com
+383 (0)44 402 368
Restaurant
Parkim
Free WI-Fi
SPA
N'BJESHKE - BLACK STONE
Hoteli N’Bjeshkë gjendet 4 km nga fshati Zaplluxhë në një lartësi mbidetare prej 1500m. Hoteli ka 6 dhoma, restaurantin e jashtëm dhe të brendshëm si dhe ushqime Bio.
Ky Hotel ofron një pamje të rreth 10 fshatrave të Opojës, si dhe ajër të pastër që vjen nga dru ahu i cili e rrethon atë.
Adresa dhe kontakti
Zaplluxhë
N'bjeshk
+383 (0)44 402 368
Restaurant
Parkim
Free WI-Fi
STANET E STRUZHËS
Stanet e Struzhes gjenden 5 km nga fshati Zaplluxhë në një lartësi mbidetare prej 1500m. Stanet e Struzhës ofrojnë mundësi pushimi ku ju mund të zgjidhni nga 5 shtëpizat të cilat janë ideale për pushime familjare, si dhe të shërbeheni me ushqime bio tek restauranti.