Vrapimi i kuajve është një garë tradicionale e cila mbahet gjatë verës. Për shkak se popullata e Komunës së Dragashit vazhdimisht kanë ruajtur kuaj të racave të ndryshme, garat e kuajve ishin të shpeshta. Para luftës së vitit 1999, garat e kuajve janë zhvilluar për nder të darsmave e synetive, kurse pas luftës, garat e vrapimit të kuajve organizohen më 15 Qershor, Ditën e Çlirimit, nga Komuna e Dragashit, me garues nga Kosova e më shtetet fqinje.